Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e E-mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
iTECH nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të iTECH. iTECH nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.