Themeluesi i Meta Mark Zuckerberg ka zbuluar disa projekte ambicioze të inteligjencës artificiale, duke e përshkruar AI si “çelësin për zhbllokimin e Metaverse”.

Në një demonstrim të transmetuar drejtpërdrejt, ai krijoi një botë bazë virtuale – duke përfshirë një ishull, pemë dhe një plazh – duke përdorur veçorinë e AI Builder Bot.

Zuckerberg njoftoi gjithashtu një plan për të ndërtuar një përkthyes universal të të folurit, raporton bbc.

“Aftësia për të komunikuar me këdo në çdo gjuhë është një superfuqi që është ëndërruar përgjithmonë”, tha ai.